Xhaferri: Faktet tregojnë se kjo është zyrtarisht një regjim i prokurorëve në shërbim të Ramës

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se të gjitha faktet tregojnë se kjo është zyrtarisht një regjim i prokurorëve në shërbim të Ramës.

Xhaferri: Doli edhe ministri i Brendshëm deklaroi dhe tha se ishte një aksion shembullor, mund të kishte patur pasoja shumë të dhimbshme për ju që qani arrestimin e tij pra bënte edhe sarkzaëm, ironi.

Dhe do të tregojë që ky do të jetë normaliteti në shoqërinë shqiptare tani e tutje.

Çdo njeri që rrezikon elektoralisht Edi Ramën do merret zvarrë, ky është mesazhi që po ja çojnë të gjithëve.

Salianji ka një talent politik që di të drejtojë fushata.

Sa vihet drejtues politik në Elbasan do arrestohet.

Dhe paralajmërohet nga Edi Rama një javë para.

Po ashtu paralajmërohet edhe nga asambleja e PS, kur do arrestoni Metën.

Vjen arrestimi i Metës.

Të gjitha faktet vetëm budallai nuk do ta kuptojë se kjo është zyrtarisht një regjim i prokurorëve në shërbim të Edi Ramës, është republika e prokurorëve të Edi Ramës.