Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, Von der Leyen: Po fryn era e ndryshimit
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e ka konsideruar “Kolegjin e Europës” si “tullën” para negociatave për në BE.
Gjatë ceremonisë së hapjes, ajo ka thënë se po fryn era e ndryshimit dhe se vendet perëndimore duhet të jenë së bashku.
“Jemi në një moment historik të Europës dhe familja jonë po përgatitet për Europën. Për shembull negociattat po hapin një faqe të re dhe tham që do të hapim grupkapitullin dhe kështu bëm.
Ju të dashur studentë duhet të jeni gati për një të ardhme për BE sepse vendet perëndimore duhet të jenë së bashku.
A mund ta ndalojë dikush këtë erë ndryshimesh sepse kjo erë nuk po fryn jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por dhe nëpër vendet të tjera.
Këto forca po punojnë gjatë gjithë kohës për të ndihmuar vende që kanë nevojë. Era e ndryshimi po fryn këtu”
