Në pritje të vendimit/ Përfundon seanca për ish-presidentin Meta, Kryemadhin, Xhixhon dhe Çokun!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 17:36
Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për mesat e sigurisë ndaj ish-presidentin Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Mësohet se trupi gjykues është tërhequr për vendim.
SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:
-Arrest me burg për Ilir Metën
-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin
-Detyrim paraqitje për Ema Çokun
-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon
Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.