Ceremonia e hapjes së Kampusit të Europës në Tiranë, Mogherini: Nga 241 aplikime, janë pranuar 32 studentë

Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Europës, ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Europës në Tiranë, që çel tashmë dyert për studentët e parë.

Ajo tha se nga 241 aplikime, janë pranuar 32 studentë që do të jenë pionerët e parë të këtij Kampusi.

“Nisi dy vite më parë me një ide nga kryeministri Edi Rama.

Vitin e kaluar ishim këtu ku çelëm pranimet për studentët, patëm 241 aplikime, bëmë 122 intervista dhe përzgjodhëm 32 studente nga 21 kombësi që sot janë pionierët e parë në këtë Kampus.

Kjo është falë jush Ursula sepse besuat në këtë projekt dhe i kushtuat peshën politike më pas”, u shpreh ajo.