"Po bien brinjët e trekëndëshit të Bermudës"/ Basha reagon pas arrestimit të Ilir Metës

Kreu i Demorkatëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se tashmë kambanat po bien për kryeministrin Edi Rama, pasi brinjët e këtij trekëndëshi të së keqes nuk qëndrojnë pa njëri-tjetrin.

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.