PS nuk e përfill arrestimin e Ilir Metës/ Edi Rama mbledh Kryesinë e PS-së për zgjedhjet e 2025-s

Duket se kryeminsitri Edi Rama është i pashqetësuar nga arrestimi i ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila do të mblidhet në orën 18:00, do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo mbledhje kryesie është në vijim të proceseve që partia më e madhe në vend po bën lidhur me përgatitjen e strukturave dhe organizimin në funksion të zgjedhjeve parlamentare.

Mbledhja e fundit e Kryesisë së PS-së u mbajt në fund të muajit shtator ku u vendosën piketat lidhur me përgatitjet për zgjedhjet.