Rama: Të rrisësh pensionet pa e menduar është sikur t’i hapje Shqipërisë gropë më të madhe se ajo e piramidave
Teksa foli për planin e qeverisë për menaxhimin e pensioneve, kryeministri Edi Rama, foli sot lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballet qeveria për rritjen e pensioneve.
Kryeministri Rama tha se janë në total 1 mld euro që qeveria ndan nga buxheti për pensionet dhe shëndetësinë.
Kjo sipas tij ndodh për shkak të hendekut dhe të keqqeverisjes kur në mazhorancë ishte opozita sot.
Rama tha se nuk ka kryeministër në botë që nuk do që të rrisi pensionet, por kjo duhet menduar mirë, pasi përndryshe do të ketë pasoja.
Rama: Pensioni social që kemi vënë ne, është i vogël, por skema që kemi, është universal.
Nuk lëmë askënd pa mbuluar. Shmangen sigurime shëndetësore, janë 1 miliard euro në total që buxheti i shtetit nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë.
Prandaj ne, e gjetëm Shqipërinë me një marrëveshje, 20 vjet një marrëveshje kishin bërë për shqiptarët që ikën jashtë.
Po të kishin bërë 20 e kusur marrëveshje që kemi bërë ne në 10 vjet, do vijë ai nga Greqia, do marrë këtu edhe kontributet që ka atje. Ne e arritëm me Italinë.
Nuk ka kryeministër në botë që nuk do t’i ngrejë pensionet. Por ta bësh këtë pa menduar, do ishte sikur t’i hapje Shqipërisë gropë më të madhe se ajo e piramidave. Në vitin 2022, ne kemi dhënë tre bonuse, përveç pensioneve”, theksoi ai.
