Situata e ''nxehtë'' politike, Partia Socialiste mbledh sot pasdite kryesinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 11:57
Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë në orën 18:00.
Raportohet se mbledhja do të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kjo mbledhje vjen në një kohë që situata mes dy kampeve politike mbetet e nxehtë ku SPAK arrestoi edhe ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja.
