I zgjedhuri "i popullit"/ Altin Hajri i siguroi votues, Çyrbja e ndihmonte që t’i shpëtonte burgut

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja si edhe ka zbuluar lidhet e tij me personazhe të botës së krimit, të cilët kanë ndikuar që ai të fitonte në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Në njoftimin zyrtar SPAK thotë se ndaj Jurgis Çyrbjes rëndojnë 7 vepra penale, të cilat i ka kryer gjatë kohës që ka qenë deputet në Parlament.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Çyrbja në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri, një personazh i botës së krimit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale që lidhen me rrëmbimin, zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Për shkak të funksionit të tij si deputet, Jurgis Çyrbja i ka ofruar favorizime të ndryshme Hajrit duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në këmbim të këtyre favoreve të siguruara, Altin Hajri i ofronte Çyrbes që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

PJESE NGA NJOFTIMI ZYRTAR i SPAK

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale.

I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare-depuytet, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.