15 VJET “NEW GENERATION”/ Shkolla profesionale “garanci” për të ardhmen
15 vite vendimtare në vendosjen e standardeve për formimin profesional të qindra të rinjve në fushën e Estetikës dhe Parukerisë me dokument të njohur 100% brenda dhe jashtë vendit.
“New Generation” numëron mbi 1200 studentë të punësuar ndër vite.
Ilir Tafaj, President i “New Generation” në fjalën e tij foli për rrugëtimin dhe nevojën e aftësisë sipërmarrëse tek të rinjtë.
Ilir Tafaj: “15 vite që janë mbushur plot me emisione, sfida, nostalgji, por mbi të gjitha me një kënaqësi për një rezultat tonin si institucion për të nxjerrë nga dyert tona një produkt dhe një imazh të studentëve, të cilët kanë konkurruar në Shqipëri dhe në Evropë me cilësi dhe standarde të qëndrueshme.
Ne kemi detyrim 360 gradë deri në punësimin dhe vetëpunësimin e këtyre individëve”.
Të pranishëm në celebrimin e përvjetorit ishin drejtoresha e shkollës, Mimoza Mumajesi, drejtuesja e Departamentit Ndërkombëtar nga Dhoma e Zejeve Koblenz Gjermani, zonja KONSTANZE KUESEL, Presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, zoti Luan Bregasi, Profesor Doktor Spiro Drushku, dhe ish-studentë të suksesshëm të “New Generation”.
Në përfundim të eventit, “New Generation” dhuroi disa cmime mirënjohjeje për figura të spikatura që kanë kontribuar gjatë 15 viteve historike.
Qendra Multifunksionale “New Generation” do të vijojë misionin e saj në rritjen e cilësisë dhe standardeve, për t’i ofruar tregut shqiptar, profesioniste të kualifikuar dhe të aftë në sektorët e parukerisë, estetikës dhe kozmetologjisë.


