NË AUDITORË TË REVOLTUAR/ Aktivisti Kita: Gjendja e arsimit dhe e universiteteve tona janë sot në rrezik
Viti i ri akademik i gjeti sërish studentët mes auditorëve dhe protestave.
Për të kuptuar më shumë se çfarë kërkojnë të rinjtë i ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” ishte aktivisti Emiljano Kita, i cili theksoi se gjendja në universitete është kuptueshëm që nuk është mirë, dhe ka vite kjo situatë.
“Kjo shihet në dy rrafshe: universitetet se si shihen nga së brendshmi, dhe se si shihen ato nga shteti.
Protesta e djeshme kishte të bënte me ngjarje mjaft të qarta, me një raste që kishte ndodhur në Fakultetin e Ekonomisë ku një pedagog që është dhe përgjegjës departamenti kishte gjuajtur me grusht kolegen e tij.
Dhe sot personi në fjalë është po aty në detyrë dhe pa u marrë asnjë masë nga shteti.
Dhe ne nuk kemi çfarë të themi kur Rektori i Universitetit të Tiranës doli hapur që kishte një doktoraturë me plagjiaturë.
Kemi po ashtu, që ministrja e Arsimit shkon tek Universiteti Politeknik dhe bën shfaqjen e radhës dhe u përball me studentët.
Gjendja e arsimit dhe universitetet tona janë sot në rrezik dhe arsimi në Shqipëri është pothuajse në gjendjen më të keqe të tij”, theksoi ndër të tjera aktivisti Emiljano Kita.
NDIQNI DEBATIN MBI UNIVERSITETIN NË EMISIONIN “EPIQENDËR”

