Ç’PO NDODH ME DIJEN? Halilaj: Nga parashkollori tek universitari, i gjithë sistemi arsimor në Shqipëri ka probleme
Viti i ri akademik i gjeti sërish studentët mes auditorëve dhe protestave.
Për të kuptuar më shumë se çfarë kërkojnë të rinjtë i ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Arsimit Isa Halilaj.
“E kemi thënë vazhdimisht që për hir të së vërtetës arsimi është në ditë jo të mira për të dhe kjo, sipas nesh, vjen për dy arsye.
E para ka të bëjë me financimin e pamjaftueshëm dhe e dyta është mungesa e reformave të sakta në arsim.
Nuk është vetëm universiteti, por problematika ka nga sistemi parashkollor deri ten sistemi universitar. Është i gjithë sistemi arsimor në gjendje jo të mirë.
Ministrja tha vetë që buxheti për arsimin është 3.2% e GDP-së që është shumë e ulët, pasi të tjerët e kanë mbi 5 % dhe mbi 7 %”, u shpreh ndër të tjera Zëvendëspresidenti i Sindikatës së Arsimit Isa Halilaj.
NDIQNI DEBATIN MBI UNIVERSITETIN NË EMISIONIN “EPIQENDËR”

