Problemet e studentëve në sytë e pedagogut, Muça: Sistemi ka nevojë për identifikimin dhe kultivimin e prirjeve dhe talentit
Viti i ri akademik i gjeti sërish studentët mes auditorëve dhe protestave.
Për të kuptuar më shumë se çfarë kërkojnë të rinjtë i ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” pedagogu Erion Muça.
“Situata me të cilën ne përballemi mbart problematika që një pjesë është e trashëguar, dhe një pjesë kërkon ndërhyrje imediate brenda një kohe të shkurtër.
Përtej investimeve të nevojshme, dhe përtej nevojës për përditësimin imediat të mësuesve, për mua janë shumë të rëndësishme hapat që do bëhen për sa i përket modernizimit, qasjes dhe procesit të mësimdhënies, që ndikon edhe tek brezat e ardhshëm.
Këtu e kam fjalën për mungesën e identifikimit dhe kultivimit të prirjeve dhe talentit, që brenda sistemeve jo vetëm duhet të jenë të integruara, por duhet të prodhojnë dhe rezultatet e caktuara që t’i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë talentin apo t’i orientojë më shumë mbi atë që do të jetë nesër puna apo profesioni i tyre”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Erion Muça.
NDIQNI DEBATIN MBI UNIVERSITETIN NË EMISIONIN “EPIQENDËR”

