KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ U pushtua nga flakët, aktorja Juli Emiri rrëfen tmerrin e të atit nga shpë*rthimi i molotovit në protestë
Një protestues ka pësuar djegie të rënda nga molotovi i hedhur në protestën që ndodhi pak ditë më parë.
Protestuesi është i ati i aktores së njohur, Juli Emiri, i cili ka marrë djegie të rënda në pjesën e krahut, dhe ndodhet ende në spital.
E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhjeje në 'Skype', ishte aktorja, për të treguar detaje të reja rreth ngjarjes dhe sesi është gjendja shëndetësore e babait të saj.
"Babi nuk del nga spitali, të paktën për nja dy javë, është akoma në spital. Përkundrazi këto 72 orët e para djegia përkeqësohet dhe thellohet dhe dje i ka kaluar nga shkalla 2B në shkallën 3 në shumë pjesë. Edhe me temperaturë ka qenë.
Konsiderohet djegie shumë e rëndë dhe paraqet shumë lloj rrezikshmërisë, nuk është e lehtë fare.
Në momentin që merr fëmijën në protestë, e cilëson atë jo të rrezikshme. Nuk është babi nga ato që i kanë hedhur molotovin.
Shkova drejt babit se e pashë që ishte afër dhe sa do i thoja që hajde kalojmë mbrapa, polici i shtyn molotovin dhe atij i shpërthen mu tek këmbët. Në momentin që i shpërtheu merr flakë dhe u shtri duke u përpëlitur. U përpoqa dhe unë t'ia shuaja flakët me çfarë më gjendej, gjuaja me çantë, me çizme. Flakët u përhapnin shumë shpejt. Protestues të tjerë më ndihmuan. Pas një farë përpëlitje, ia fikëm zjarrin. Pashë që kisha marrë dhe pak vetë tek këmba.
Ndërkohë që policët ishin përballë nesh në atë moment që ne digjeshim dhe asnjë çast nuk lëshuan ujë", tha Emiri.
