Xhixho publikon VIDEON: Ja e vërteta e dhunës së protestës së qytetarëve të lirë

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tekjsa ka publikuar pamjet e djegies së një protestuesi mbrëmjen e djeshme në tubimin e thirrur nga opozita thekson se ky është reagimi i narko-qeverisë, që pasi i vjedh çdo ditë qytetarët më të varfër në Evropë, pasi i dhunon çdo ditë duke e bërë këtë vend të pajetueshëm sa largimin prej tij e shohin si të vetmen shpresë, tani dhe kërkon t’u vërë flakën e t’u rrezikojë edhe jetën.

REAGIMI I XHIXHOS

Ja e vërteta e dhunës së protestës së qytetarëve të lirë.

Ky është reagimi i narko-qeverisë, që pasi i vjedh çdo ditë qytetarët më të varfër në Evropë, pasi i dhunon çdo ditë duke e bërë këtë vend të pajetueshëm sa largimin prej tij e shohin si të vetmen shpresë, tani dhe kërkon t’u vërë flakën e t’u rrezikojë edhe jetën.

Kjo është mënyra si sillet me qytetarët e vet një pushtet që ka frikë nga protesta paqësore dhe nga vota e lirë e qytetarëve.

Edi Rama është sot drejtuesi i grupit të strukturuar kriminal, ndaj dhe përballja me këtë regjim është e vetmja mënyrë për të vendosur shtetin ligjor në vend.