Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, opozita nuk merr pjesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 10:19
Sot do të mbahet në parlament Konferenca e Kryetarëve.
Raportohet se në Konferencën e Kryetarëve do të flitet për programin e punës së Kuvendit.
Në Konferencën e Kryetarëve nuk do marrë pjesë opozita.
Në Konferencën e Kryetarëve mungon kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe nënkryetari demokrat Agron Gjekmarkaj, pasi janë përjashtuar pas tensioneve në parlament.
Gjithashtu, nesër priten sërish tensione në Kuvend, teksa opozita pritet të vazhdojë atë që e ka quajtur mosbindje civile.
Kujtojmë që opozita zhvilloi me 7 tetor protestën kombëtare ku demokratët e kanë quajtur si nisje e mosbindjes civile
