Lita: PD-ja e ka në ADN-në e saj protestën. Qeveria teknike nuk e garanton dot votën e lirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 21:46
Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” vlerësoi se Partia Demokratike e ka në ADN-në e saj protestën dhe këtë e bëri edhe dje.
Problemi, tha Lita, është fakti se “qeveria teknike” që kërkon opozita a e garanton votën e lirë.
“Sepse ne e dimë fare mirë që vota tjetërsohet përoara ditës së votimit dhe madje përpara fushatës elektorale me shumë mënyra.
Dhe për mua qeveria teknike nuk e garanton mbrojtjen e votës, mund të lehtësojë procesin zgjedhor, por jo të garantojë votën e lirë.
Dhe fakti që edhe ndërkombëtarët kanë reaguar apo jo, ka shumë pikëpyetje në këtë kërkesë që të jetë si garancoi ër zgjedhje të pranueshme dhe të lira”, theksoi gazetari Lavdrim Lita.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT”

