Vizita e Erdogan në Tiranë, Brahaj: Pritet që të ketë një takim me Kryeministrin dhe Baba Mondin
Kanë kaluar gati 3 vite nga vizita e fundit në Shqipëri dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan, rikthehet në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar Erdogan do të takohet me homologun e tij, Begajn si edhe kryeministrin Rama.
Për të folur më shumë rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora news", nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte gazetari në Turqi, Sokol Brahaj.
"Agjenda për Shqipërinë, që do të bëj nesër zoti Erdogan si mysafir i Kryeministrit tonë, Edi Rama, ende nuk është publikuar. Por e parë nga të dyja anët, Erdogan do të inagurojë xhaminë më të madhe në Ballkan, e quan media turke, por jo se i ka dhënë ndonjë rëndësi të madhe pasi prioritet është Libani dhe Siria. Gjithsesi, nesër me udhëtimin e Presidentit pritet që të ketë një konferencë për shtyp pastaj nga Shqipëria do të kaloj në Beograd. Inagurimi i xhamisë do të bëhet por gjithashtu është edhe mbledhja e madhe ndërqeveritare me në krye Presidentin Erdogan dhe Kryeministrin Rama. Pritet që Erdogan të ketë një takim me kryeministrin dhe Baba Mondin", tha Brahaj.
