Çipa: Kishte munguar një reagim i tillë. Koha e delegimit të mesazheve nga opozita drejt mazhorancës është konsumuar

Për analistin dhe gazetarin Aleksandër Çipa protesta e djeshme solli një të re në formën e reagimit politik.

Nga ana tjetër, Çipa në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” theksoi se më shumë se një forcë e tillë, a është sot opozita në kushtet por të krijuar shumicën në zgjedhjet e ardhshme.

“E reja e protestës ishte se na ka munguar prej kohësh një reagim i tillë i organizuar dhe strukturuar opozitar.

Perceptimi “mos bindja civile” na ka rezultuar në bindje. Koha e delegimit të mesazheve politike nga opozita drejt mazhorancës është konsumuar tashmë.

Çështja shtrohet se sot Shqipëria përmes zërit tuaj si kundërshtarë të këtij regjimi duhet t’i jepni forcën e duhur. A e fitoni ju forcën për t’u bërë shumicë në zgjedhjet e 2025-ës? Kjo është çështja”, u shpreh Çipa.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT”