Çfarë tha 5 orë në SPAK? Deputeti socialist Jurgis Çyrbja del i lumtur nga prokuroria: Nuk jam marrë i pandehur

Pas më shumë se 5 orësh deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është pyetur lidhur me padinë e bërë ndaj tij nga deputeti demokrat Edi Paloka.

Pas daljes nga SPAK, ai ka thënë se nuk është marrë i pandehur.

"Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment", është shprehur shkurtimisht deputeti Çyrbja.

Kujtojmë se Jurgis Çyrbja është thirrur për kallëzimin që ka bërë Edi Paloka per legalizimet para zgjedhjeve

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.