“Çdo opsion është i hapur në mosbindje” Balliu: Kur Veliaj vjedh me lopatë, këtu nuk ka drejtësi

Përmes një interviste në Ora News, kreu organizativ i PD-së, Klevis Balliu tha se mosbindja civile është e vonuar, sepse vendi është në një situatë dramatike.

Ai shtoi se duhet qeverisje teknike për zgjedhje të lira dhe qytetarët të votojnë të lirë pasi përndryshe përshkallëzimi është i pashmangshëm.

Balliu: Mendoj se mosbindja civile është e vonuar, sepse vendi është në një situatë dramatike. Shpopullimi i vendit ka masakruar vendin dhe ka mungesë për të investuar, pasi shteti ligjor ka rënë, ku nuk zbatohen vendimet e gjykatave. Ajo çka përbën përmban një dramë është arrestimi i liderit të opozitës duke arrestuar alternativën. Pjesëmarrja dje kishte në protestë, e kanë parë edhe qytetarët. Ajo çka nisi në këtë lëvizje ndaj regjimit fakton se koha e diskutimeve ka marrë fund, dhe jemi në veprim.

Duhet qeverisje teknike për zgjedhje të lira dhe qytetarët të votojnë të lirë. Përndryshe përshkallëzimi është i pashmangshëm. Të gjithë e dinë se nuk ka demokraci në vend, prandaj çdo mjet është demokratik. Çdo opsion është i hapur. Ka shumë mënyra dhe nuk përjashtohet asnjë mundësi. Një nga provat që nuk ka drejtësi është Veliaj. Sa kohë që ai njeri vjedh me lopatë është i lirë, nuk mund të ketë drejtësi.