Berisha publikon pamjet: Do e gjejmë kriminelin me uniformë që d*gji babanë e aktores së njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 10:34
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi pamjet kur policia hedh shishen molotov në drejtim të protestuesve, ku rrezikoi të digjej babai i aktores së njohur, Juli Emiri.
“Narko-krimineli me uniformë mori nga trotuari dhe i hodhi protestuesit shishen molotov që ta digjte të gjallë!
E bija e tij, artistja e njohur Juli Emiri i shuajti flakët që po e digjnin babain e saj, kurse krimineli, vrasës, gjakftohtë shuante me ujë flakët qe digjnin pllakat, por jo ato që po digjnin protestuesin!
Kriminel, do të gjendesh se cili je!” shkruan Berisha.
