VIDEO - LIVE/ KAOS TE KUVENDI! Gazi i policisë dëmton polikanë, operatorë dhe gazetarë. Lëndohet stafi i "Ora News"
Gazi i policisë i hedhur lumë tek bashkia e Tiranës, ka dëmtuar dhjetëra qytetarë.
Mes tyre është dëmtuar rëndë edhe kordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu.
Ky i fundit është shoqëruar nga qytetarët dhe simpatizantë të PD-së duke marrë ndihmën e parë.
Më pas është dërguar në selinë e PD-së, ku sipas komunikimit me të, ndodhet në gjendje më të mirë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që janë zhvendosur nga Bashkia e Tiranës te godina e Parlamentit.
Hedhja e gazit lotsjellës ka krijuar një shpërndarje të menjëhershme të protestuesve nga zona para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa nuk dihet se si do të vijojë itenerari i protestës.
Sapo janë mbledhur te selia ku zhvillohen seancat plenare, Policia ka hedhur gaz lotsjellës në sasi të madhe, duke shpërndarë protestuesit.
Te selia e Kuvendit, policia ka përdorur gazin lotsjellës sapo protestuesit kanë hedhur molotovët e parë, duke mos duruar gjatë, dhe i janë kundërgjigjur.
Po ashtu gazi lotsjellës nuk ka kursyer as gazetarët dhe operatorët, pjesë e të cilëve janë bërë dhe stafi i gazetarëve dhe operatorëve që po raportojnë protestën e opozitës
VIDEO - LIVE/ JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË


