VIDEO/ Berisha ndan pamjet nga molotovi në selinë e PS: Beteja e mosbindjes civile vazhdon!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 21:00
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga molotovi i hedhur vetëm disa momente më parë në hyrjen e selisë së PS nga protestuesit e opozitës.
Edhe pse jo prezent fizikisht, Berisha ka reaguar duke u shprehur se beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon.
Protestuesit e opozitës janë ende në rrugë dhe po vijojnë protestën e tyre, pasi fillimisht janë zhvendosur nga kryeministria, drejt selisë së PS e më pas te Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.
VIDEO - LIVE/ JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË

