Lapaj "sulmon" Berishën: Nuk mundesh ti të zbatosh ligjin dhe ti thuash njerëzve nga ballkoni dilni ju dhe mos u bindni...
Opozita në Shqipëri mbajti këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
Opozita akuzon qeverinë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.
Ajo akuzon qeverinë për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji
Nisur nga kjo situatë protesta e sotme ishte një kundërpërgjigje e dhunës së pushtetit, ku nuk i kursey molotovët dhe flakët drejt Kryeministrisë, selisë së PS-së, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Dhe në të njëjtën monedhë ishte dhe reagimi i policisë së shtetit, e cila nuk e kurseu gazin lotsjellës ndaj protestuesve.
Për të folur se çfarë synon kjo protestë dhe se çfarë do të ndodh më tej është i ftuar në studion e emisionit "Drejt" në "Ora News", Adriatik Lapaj, drejtues i Partisë “Shqipëria Bëhet”.
Lapaj në argumentin e tij nuk kurseu sjelljen e liderit të demokratëve Sali Berisha, i cili siç tha Lapaj, i bindet shtetit dhe ligjit teksa qëndon në banesë nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa u kërkon qytetarëve që të mos i binden shtetit.
"Nëse i fton njerëzit në mosbindje civile, i fton në moszbatim të ligjit. Në thelb kjo është. Nëse është kështu, kryetari i kësaj partie pse nuk e shkeli ligjin dhe ta thyente sot masën e sigurimit "Arrest shtëpie".
Pra ta demostronte ai i pari mosbindjen civile ndaj ligjeve të republikës. Ti nuk mund të ftosh mijëra njerëz të tjerë që të mos i binden ligjit kur ti i bindesh ligjit.
Nuk mundesh ti të zbatosh ligjin duke ndejtur në arrest shtëpie dhe ti thuash njerëzve nga ballkoni dilni ju dhe shkelni ligjin.", u shpreh Adriatik Lapaj.


