VIDEO/ Bala: Dhuna në protestë si dëshmi përballë palëve të treta se sa mizore dhe sa ekstreme është qeveria

Opozita në Shqipëri mbajti këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita akuzon qeverinë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Ajo akuzon qeverinë për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji

Nisur nga kjo situatë protesta e sotme ishte një kundërpërgjigje e dhunës së pushtetit, ku nuk i kursey molotovët dhe flakët drejt Kryeministrisë, selisë së PS-së, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe në të njëjtën monedhë ishte dhe reagimi i policisë së shtetit, e cila nuk e kurseu gazin lotsjellës ndaj protestuesve.

Analisti Alban Bala në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” deklaroi se në një farë mënyre opozita është e detyruar të frymëzojë mënyrën e përfaqësimit.

“Unë e pranoj logjikën edhe të protestës së dhunshme në çastin kur opozita do të dëshmojë përballë palëve të treta se sa mizore dhe sa ekstreme është qeveria.

Në këtë rast ajo e përdor dhunën duke e legjitimuar atë si kundërpërgjigje dhe duke u shfaqur si viktimë.

Në asnjë lloj rrethane ne nuk pamë asnjë përpjekje për ta bërë një gjë të tillë.

Në rastin e këtyre protestave, tejkalimi i së drejtës është një prej problemeve kryesore dhe kërcënimeve më ytë mëdha të palëve që ndodhin”, theksoi ndër të tjera Alban Bala.

NDIQNI EMISIONIN “DREJT”