FOTO+VIDEO/ Deputetët “ndërrojnë” seli, Isuf Çela dhe Jurgen Çyrbja e nisin ditën në SPAK

Dy deputetët, demokrati Isuf Çela dhe socialisti Jurgen Çyrbja janë paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Juris Cyrbja është thirrur për kallëzimin që ka bërë Edi Paloka per legalizimet para zgjedhjeve

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Në të njëjtën kohë, Paloka pretendoi se edhe javët e fundit të fushatës Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

Për deputetin tjetër, Çela ende nuk dihen arsyet se pse është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Mediat raportojnë se Çela lakohet në bisedat në ‘Sky Encro’ duke i cituar se ishte i afërm i një IT, i cili kishte refuzuar ndërhyrjet për të paracaktuar shortin.

Deputeti demokrat do japë qëndrimin e tij, nëse kishte apo jo njohje me personazhet qe e përmendin si të afërm të IT-së Gjykatës së Tiranë.

Ndërsa kujtojmë që pak ditë më parë Isuf Çela, së bashku me 22 deputetë të tjerë, u kallëzuan në Prokurorinë e Posaçme nga policia për djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit.