KUJDES! PAMJE TË RËNDA NGA TIRANA! Protestuesi “përfshihet” nga flakët e molotovit
Gjatë hedhjes së molotovëve drejt selisë së Partisë Socialiste, një protestues është kthyer vetë në “viktimë” të zjarrit.
Në PAMJET e siguruara nga mosbindja civile e opozitës, protestuesi shfaqet teksa ndodhet shumë pranë një prej bombave molotov të hedhura në hyrjen e selisë rozë.
Mësohet se shtetasi Kujtim Emiri ka pësuar djegie në trup. Sipas protestuesve, ka qenë një molotov, i cili është hedhur fillimisht drejt godinave, por ka qenë një polic, i cili e ka shtyrë sërish drejt protestuesve.
Për këtë shkak ka marrë flakë dhe babai i aktores Juli Emiri. Ai është transportuar drejt QSUT-së, dhe pas mbërritjes tek Urgjenca, bbluzat e bardha e kanë dërguar tek sektori i djegieve plastike.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, ai ka pësuar djegie në pjesën e këmbëve.

Jo vetëm protestues, por edhe efektivë të policisë janë prekur nga zjarri i molotovëve, si në selinë e PS, por edhe para Ministrisë së Brendshme apo Bashkisë së Tiranës.

