Pas ‘Kushtetueses’ dhe SPAK, edhe ILD refuzon komisionin “Xhafaj”
Tre institucione të drejtësisë kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”.
Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas SPAK dhe ILD.
Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe sipas SPAK, nuk është konsideruar e nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision.
SPAK ka vlerësuar se tashmë ‘institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse’.
Ky detyrim ligjor -thote SPAK- është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit.
“Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision”, thuhet ne reagimin e SPAK.
