PAMJET/ “Golf”-i përplaset me barrierat e hekurit te "Rruga e Elbasanit" në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 23:27
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit.
Raportohet se një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me barrierat e hekurit në trotuari, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

