''Nuk i ka hapur vetë'', Nethanaili: Ja frontet me të cilat po përballet Izraeli
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Petrit Nathanaili i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Izraeli ka konflikte me disa shtete apo organizata dhe se është në rrezik ekzistenca e Izraelit.
Nathanaili: Ka konflikt me Libanin jo si shtet, por me Hezbollahun që është një organizatë terroriste.
Jemeni gjithashtu është agresiv por jo drejtpërsëdrejti, dmth një grup shijit i konfesionit të ngjashëm me atë Iranian në jug të gadhishullit arabik por që më tepër ka si pikësynim turbullirat në atë ngushticë që bën lidhjet tregtare midis oqeanit Indian, detit të kuq dhe Mesdheut.
Ka konflikte me Sirinë dhe kupola e kësaj është Irani.
Është Irani ai që investon në të gjithë këtë që quhet harku ose Gjysëmhëna e Gjelbër Shiite që kalon nga Teherani kuptohet, Irak, Siria që dihet dhe Hezbollahut në Liban, pra këto janë frontet me të cilat përballet dhe rrezikohet Izraeli.
Izraeli ka një problem të tillë se nuk është se i ka hapur vetë.
Ai përpiqet të sigurojë atë që quhet siguria Kombëtare.
Është në rrezik ekzistenca e tij.
Po të marrim edhe thjesht deklaratat e udhëheqësve të Iranit apo të Hezbollahut janë kërcënime të hapura për zhdukjen e Izraelit.
