Çejku: Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, mbi Izrael janë hedhur mbi 9 mijë raketa
Diplomati, Arben Çejku i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se që nga data 7 tetor e vitit të kaluar, mbi Izrael janë hedhur mbi 9 mijë raketa.
Çejku: Janë 9 mijë raketa të hedhura mbi Izraelin që nga data 7 tetor e vitit të kaluar dhe deri sot ndoshta duke përfshirë edhe këto 200 të fundit që u hodhën nga Irani.
Nëse Izraeli nuk do të kishte mburojën e hekurt dhe nuk do të kishte një sistem të tillë sigurie, të investuar dhe të ndihmuar nga SHBA imagjinoni çfarë dëmesh në njerëz dhe materiale do ishin bërë në Izrael.
I gjendur përballë një agresioni të madh, Izraeli ka disa vite që përgatitet për tu mbrojtur.
I gjithë ky konflikt po merr dimensionet e një konflikti të teknologjisë së lartë ushtarake.
Pavarësisht se në raport me numrat është në disproporcion me Iranin edhe me grupet e shtetet përreth që janë armiqësore ndaj Izraelit, Izraeli prevalon dhe është i fuqishëm për shkak se është i investuar në teknologjinë ushtarake dhe ka garantuar një mbrojtje të sigurisë.
