Kondi: Kalimi i kufirit të Libanit nga ushtria izraelite, sipas të Drejtës Ndërkombëtare është një pushtim

Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sokol Kondi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kalimi kufirit të Libanit nga ushtria izraelite sipas të drejtës Ndërkombëtare është një pushtim.

Kondi: E para e punës, unë nuk mendoj se jemi para një mbrojtjeje legjitime sepse sipas të drejtës Ndërkombëtare mbrojtja legjitime bëhet në territorin tënd, bëhet aty për aty me sulmin e marrë dhe me të njëjtat mjete dhe me të njëjtën shkallë proporcionale me sulmin që të është bërë.

Pra ne e dimë që proporcionaliteti i Izraelit me Palestinën që në vitet ’80 ka qenë që palestinezët luftonin me llastiqe dhe ata përgjigjeshin me plumba gome ose përzier edhe me plumba të vërtetë.

Ndërkohë kemi kaluar në një fazë tjetër ku ata (palestinezët) kanë arritur të bëjnë armë artizanale dhe Izraeli përgjigjet me armë balistike.

Sot jemi në fazën që Libani godet Izraelin për tu solidarizuar dhe kundërpërgjigja që merr duke parë edhe superioritetin ushtarak dhe teknologjik që Izraeli ka është e një vale të tejskajshme me sulmet që i bëhen.

Po shikoja mediat britanike që flisnin jo për një sulm jo për një pushtim por për një kalim të kufirit sikur po ndodhte një dasëm dhe jo një luftë.

Kalim të kufirit nga ushtria izraelite për të goditur Hezbollahun I cili nuk është një shtet.

Çdo agresion ushtarak me përdorim armësh në përkufizimin e të drejtës Ndërkombëtare është një pushtim.