Ra nga lartësia e ndërtesës ku po punonte në rrugën "Mine Peza", 42-vjeçari përfundon në spital, ja gjendja e tij shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 09:23
Një 42-vjeçar ka rënë nga një lartësi në rrugën "Mine Peza" ku ishte duke punuar. Gjithashtu 42-vjeçari me iniciale F.Sh ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 02.10.2024, rreth mbrëmjes, në rrugën "Mine Peza", ka rënë nga një lartësi ku ishte duke punuar, shtetasi F. Sh., 42 vjeç, (punonjës i shërbimit zjarrfikës), banues në Tiranë. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
