Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë pranë godinës së Bashkisë së Krujës, çfarë dihet?

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm, në lagjen Nr. 1, në Krujë, në një pallat mbrapa godinës së bashkisë, në ambientet e jashtme të banesës së Bektash Kanit. Paraprakisht mësohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Kani, me profesion roje, deklaron se nuk ka probleme me njeri e po ashtu dy djemtë e tij. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.