I vodhën para rojes së karburantit në periferi të Tiranës, dy autorët në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 09:32
Një pikë karburanit është grabitur gjatë natës në periferi të Tiranës. Ndërkohë dy autorët nuk janë identifikuar ende dhe janë në kërkim nga policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.10.2024, rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes, dy shtetas ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojes së karburantit, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
