Ndërron jetë aktori James Gandolfini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2013, 08:48
James Gandolfini, i cili u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në “The Sopranos”, duke i dhënë një kthesë bashkëkohore si vizitues i një terapisti për ankthet e moshës së mesme, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali, ka thënë një zëdhënëse e HBO-së dhe menaxherët e aktorit gjatë së mërkurës.Gandolfini ishte 51 vjeç dhe kishte shkuar për pushime në Romë, bëri të ditur Mara Mikialian, zëvendës presidente e HBO-së për fushatat publicitare të programit.Ai ishte i njohur për performancën e tij, në rolin e Tony Soprano-s, për të cilin ka fituar edhe cmime, nga fundi i viteve ’90 e deri në mesin e viteve 2000.