Arrestohet mamaja, shkoi të zëvendësonte vajzën në provim

Një mama në Francë ka shkuar të japë provimin e maturës në vend të të bijës, por ka përfunduar në pranga.Gruaja rreth të pesëdhjetave u arrestua në flagrancë në njërin prej gjimnazeve të Parisit, ndërsa përpiqej të zëvendësonte të bijën në provimin e anglishtes, të maturës franceze.Rreth orës 15:30, drejtori i shkollës lajmëroi policinë për ngjarjen. Gruaja 52-vjeçare, u vu re nga një mbikëqyrëse, që e njihte të bijën.Pas kësaj, gruaja u dërgua në komisariatin e policisë, ku u mor në pyetje.Provimet e maturës në Francë filluan me testin e filozofisë. Kandidatëve do t'u duhet të presin 5 korrikun për të marrë rezultatet përfundimtare, por me siguri vajza e mamasë e cila u arrestua nuk do t’ia ketë dalë.