Parandalimi i drogës nga të rinjtë, të rritet bashkëpunimi mes familjes dhe shkollës
Organizata Ndërkombëtare e Policisë në partneritet me Shoqatën Italiane “Dico No Alla Droga”, Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe organizata e agjenci në mbrojtje të të miturve dhe të rinjve organizuan në tiranë Konferencën e Dytë Ndërinstitucionale.
Në të u shqyrtuan aspekte lidhur me parandalimin e përdorimit të drogës, duke u fokusuar në edukimin dhe rritjen e kapaciteteve institucionale. Kjo ngjarje ndihmon në krijimin e një platforme bashkëpunimi mes institucioneve, ekspertëve dhe organizatave.
Statistikat në Shqipëri tregojnë se përdorimi i substancave të ndryshme është rritur ndjeshëm me pasoja të thella.
Përdorimi i drogës shpesh çon në përfshirje në krime të tjera, duke e bërë këtë një problem të shumfishtë që kërkon një qasje të koordinuar.
Diskutimet u përqëndruan fillimisht në identifikimin e shkaqeve ndikimin e faktorëve socialë-ekonomikë Pjesëmarrësit diskutuan për programet edukative dhe fushatat ndërgjegjësuese që kanë treguar rezultate pozitive në vende të tjera, dhe theksuan rëndësinë e krijimit të aktiviteteve pozitive për të rinjtë.
Ekspertët theksuan nevojën për të forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes prindërve dhe shkollave.
Po ashtu, mjeku toksikolog theksoi ngritjen e qendrave multidisiplinore të rehabilitimit.
Gjithashtu psikologët thëksuan mbeshtetjen dhe ndërhyrjen psiko-sociale te përdoruesit e lëndëve narkotike dhe familjarët e tyre.
Diskutimet mbi trajtimet dhe rehabilitimin janë të ngarkuara me emocione, duke theksuar se është jetike të krijohet një sistem mbështetjeje të vazhdueshme për të rinjtë që përballen me këtë sfidë.
