Protestë për arsimin, banorët e fshatrave në Nikël kërkojnë ndërtimin e shkollës

Për rreth gjysmë orë banorë të 7 fshatrave në Nikël bllokuan rrugën kryesore në shenjë proteste.

Që prej nisjes së vitit shkollor fëmijët e tyre bëjnë mësimin në Fushë Krujë bëjnë mësim në turn të dytë

Shkak për këtë situatë thonë se është bërë shembja 4 vite më parë të shkollës në Nikël ndaj dhe duhet të udhëtojnë drejt Fushë Krujës për të bërë mësim qoftë në arsimin nëntë vjeçar ashtu dhe në gjimnaz.

Në protestë kërkojnë nisjen e ndërtimit të institucionit arsimor.

Reagimit të tyre iu bashkua dhe deputetja e zonës Andia Ulliri.

Thonë se do ti rikthehen sërish protestës deri në marrjen e një përgjigje.

Bllokohet rruga ne qendren e Niklës, shkas pasi jane rreth 450 nxenes te 7 fshatrave te Niklës qe prej 4 vitesh zhvillojne mesimin ne Fushë Kruje turni i dytë.

Banoret do te zhvillojne protesta çdo dite derisa te fillojne punimet per rindertimin e shkollës.