Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, detajet e para

Një shpërthim është regjistruar në Pogradec mesditën e sotme. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.

Ngjarja sapo ka ndodhur, një mjet zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar fikjen e zjarrit. Ndërkohë mësohet se ka vetëm dëme materiale të paktën te dhoma ku ka qenë e vendosur bombola.