Çela te “Dezinformimi”: Kuvend-drejtësi proces delikat, të shihen praktikat më të mirë të BE-së

Për kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela duhet përmirësim të marrëdhënieve mes Parlamentit dhe institucioneve të pavarura.

Në tryezën e Kuvendit me krerët e institucioneve të pavarura, kryeprokurori shtoi se procesi i integrimit paraqet sfida të reja e mund të lindë nevoja për të përshtatur komunikimin tonë ndërinstitucional.

Çela: Është një proces delikat sepse sa kohë flitet për pavarësinë e institucioneve dhe kornizë kushtetuese ligjore të miratuar pak vite më parë që është duke u testuar dhe që besoj deri tani ka qenë funksionale. Do të donim që hapat që do të ndërmerren në vijim të jenë mjaft të kujdesshëm. Duke marrë në konsideratë dhe qasjen si ne vlerësojmë marrëdhënien tonë me Kuvendin.

Pa diskutim Kuvendi është ai që i bën ligjet, shikon nevojën për ndryshimin e tyre e ne jemi kontribuues pozitiv në çdo proces. Procesi i integrimit paraqet sfida të reja e mund të lindë nevoja për të përshtatur komunikimin tonë ndërinstitucional. Në këtë këndvështrim nëse procesi kërkimor që mund të bëhet për çfarë nuk shkon mirë e të përmirësohet, të merren në konsideratë eksperiencat më të mira në BE.