Dënimi i Salianjit, reagon Monika Kryemadhi: Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike

Postimi i Monika Kryemadhit:

Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.

Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t'i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.

Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci.

Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.