Dënimi i Salianjit, Njuma: Sepse drejtësia me dy strandarde e do opozitën pas hekurave!
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Ora e Betit" ne "Ora News", Beti Njuma, ka reaguar pas dënimit me burg të Ervin Salianjit duke paralelizuar rastin e tij me dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetutese, Bashkim Dedja, i cili u dënua për deklarim të rremë pasurie me gjashtë muaj burg, e cila iu konvertua me shërbim prove, ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit të Partisë Demokratike, dënohetm me 1 vit burg sapo ka nisur fushtata elektorale. Kjo ndodh, thotë Njuma, sepse drejtësia me dy standarde e do opozitën pas hekurave.
"Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u deklarua fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie dhe u dënua me gjashtë muaj burg, të cilat iu konvertuan në shërbim prove.
Pse Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Saljani dhe nuk aplikoi shërbimin e provës? Sepse drejtësia me dy strandarde e do opozitën pas hekurave!", shprehet Beti Njuma.
