VIDEO/ ''Ik q**, kloun'', Haaland shpërthen keq ndaj sulmuesit të Arsenalit pas barazimit
Dueli mes Manchester City dhe Arsenalit është mbyllur me shkëndija, pasi skuadrat nuk kanë kursyer ndaj njëra-tjetrës një lojë të ashpër që tregon gjithnjë e më shumë rivalitetin e ndezur që është krijuar mes ekipeve të drejtuar nga Guardiola dhe Arteta.
Protagonist i një sherri në fund të ndeshjes është bërë pikërisht Erling Haaland, i cili dukej shumë i nervozuar gjatë sfidës në betejat e tij me mbrojtësit kundërshtarë.
Ai në fakt u bë protagonist i një gjesti antisportiv pas golit të Stones në minutën e 98, kur mori topin nga rrjeta dhe goditi më pas në kokë Gabriel të Arsenalit.
Një gjest që ka bërë xhiron e rrjetit po aq sa edhe zënka që pati në fund me Gabriel Jesus, paraardhësin e tij në radhët e Manchester Cityt.
Sulmuesi brazilian i Arsenalit shkoi të përplasej me norvegjezin në mesfushë dhe mes të dyve nisën sharjet që u kapën edhe nga kamerat.
“Ik q**’, kloun” dëgjohet të thotë mes të tjerash Haaland, i cili i kërkonte Gabriel Jesus të ishte më i përulur përballë futbollistëve të tjerë.
Një moment i cili gjithashtu po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar se tashmë futbolli anglez ka një rivalitet të ri shumë të ndezur.
VIDEO:
https://streamin.one/v/4d0e4747
