Bie nga lartësia në QSUT 61-vjeçari nga Burreli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2024, 13:40
Një incident është regjistruar këtë të hënë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT), ku një person ka rënë nga lartësia e katit të dytë.
Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka mbetur i plagosur dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
