Blushi, fushatë me Gjikurinë për bashkinë: Himara "do ta mbysë" në det krye-kriminelin Edi Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook foto krah kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria.
‘’Më 4 Gusht Himara do ta mbytë në det KryeKriminelin, Kryepushtuesin, Kryezaptuesin dhe KryeHajdutin Edi Rama!’’, shkruan Blushi krah fotos.
POSTIMI I PLOTË:
Me Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Himarës, z.Petro Gjikuria!
Himara është e bashkuar në mbrojtje të truallit, të shtëpisë, të detit, të ujit, të nderit, të identitetit, të dinjitetit, të vetëdijes historike, të besimit, në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë.
Himara është e himariotëve, jo e zaptuesve dhe grabitësve të tokave!
Më 4 Gusht Himara do ta mbytë në det KryeKriminelin, Kryepushtuesin, Kryezaptuesin dhe KryeHajdutin Edi Rama!

