Pësoi arrest kardiak, vdes 75- vjeçari në Velipojë teksa ishte duke u larë në det

Një person ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardiak, në plazhin e Velipojës.

Gjithashtu rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det në Velipojë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

Njoftimi:

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.