Autori me biçikletë afrohet dhe vendos tritol, SPAK tërheq dosjen nga Elbasani për tritolin ndaj 2 motrave
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vendosur të tërheqë dosjen penale të tritolit nga Elbasani në Tiranë, për ta hetuar në procedimin Nr.75 të regjistruar në SPAK në vitin 2022.
Vendimi është marë pak ditë më parë, ku prokurorët e SPAK nuk kanë lejuar prokurorinë e Elbasanit të rregjistrojë procedim penal, lidhur me rastin e vendosjes së tritolit në banesën e dy motrava nga Lezha, Gjovana dhe Alda Nikolli.
Në këtë ngjarje kriminale u plagos rëndë Enea Thomollari.
Sipas burimeve te policisë së Elbasanit personi që ka vendosur tritolin, është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.
Ai është afruar në vendin e krimit me një biçikletë dhe më pas sërisht me biçikletë është larguar.
Sipas policisë së Elbasanit, ky person është afruar me biçikletë nga zona spitaleve drejt pallatit ku jetonin dy vajzat.
Dy motrat Nikolli kanë bërë kallëzim penal në SPAK, duke akuzuar Nuredin Dumanin si njeriun që ka bërë këtë sulm me tritol.
