Rikthehet noti në Pogradec, mungonte prej 10 vitesh, interes i lartë nga prindërit për të dërguar fëmijët

Mësimi i notit në Pogradec është rikthyer pas një periudhe mungesë prej 10 vitesh.

Ata që janë kujdesur për këtë nismë janë dy ish-notarët Sotiraq Iftica dhe Vladimir Mato.

Vlerat e mësimit të notit për Ifticën janë të një rëndësie të veçantë për qytetin, sidomos për të rinjtë dhe sportin.

‘’Kursi i notit tani ka filluar rregullisht, dmth me qendër funksionale të bashkisë. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Ne po bëjmë që këta notarë të ecin përpara’’.

Duket se fëmijët e kanë pritur mirë këtë rikthim, dhe kjo duket nga interesi që ata kanë treguar.

‘’Interesi është shumë i madh sivjet. Ne kemi për herë të parë sivjet në Pogradec.

Është në pjesën më historike në qytet. Çdo gjë është falas’’.

Në një kohë kur alternativat për të kaluar kohën e lirë janë të pakta, prindërit dhe fëmijët e shohin të vlefshëm mësimin e notit

Krahas stërvitjes, ish notarët po synojnë edhe ngritjen e një ekipi zyrtar të notit për moshat në mënyrë që të jenë pjesë e eventeve që zhvillohen në këtë disiplinë.